Më 8 nëntor 1968, Berisha ishte vetëm 24 vjeç e 24 ditësh, kur i dërgoi letër diktatorit Enver Hoxha, që të bëhej komunist në ditën e 27 vjetorit të themelimit të PKSH, duke iu betuar, se do t’i qëndronte besnik deri në ditën e fundit të jetës.

Pikërisht në 8 nëntor të vitit 1968, ai pranohet në Partinë Komuniste Shqiptare. Sot më 8 nëntor 2018, Sali Berisha, “feston” 50-vjetorin e pranimit në Partinë Komuniste, ku militoi prej 25 vitesh si sekretar partie.

Sali Berisha u bë kandidat, për anëtar i partisë komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PKSH.

Sali Berisha u propozua për anëtar partie, me rekomandimin dhe garancinë e mjekëve personal të diktatorit, Dine Abazaj nga Tropoja e Zabit Brokaj nga Vlora. Sali Berisha u pranua komunist, në datën 8 nëntor 1968, data simbol e themelimit të PKSH (8 nëntor 1941), në këtë datë pranoheshin vetëm individë të përzgjedhur nga PKSH e rrethit dhe të miratuar nga Komiteti Qendror i PKSH, raporton Pamfleti.

Sali Berisha, megjithë 3 vitet si kandidat partie, militoi 25 vite në PKSH, nga 8 nëntori i vitit 1965, deri në 8 dhjetorin e vitit 1990. Në 25 vite komunist, u zgjodh 3 herë anëtar i Byrosë së Rinisë të Rrethit-Tiranë. Sali Berisha, në 25 vite si komunist, u zgjodh 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë. Sali Berisha e rinovoi teserën si komunist, në datën 14 maj 1989, vetëm 1 vit para nisjes së lëvizjes studentore, për rrëzimin e diktaturës.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here