E ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ishte gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve në “A2 News”, Viol Xhafaj. Së bashku me mamanë e saj, ajo rrëfeu në studio marrëdhënien e veçantë nënë-bijë dhe zbuloi për publikun një detaj që me siguri i ka habitur të gjithë.

Nëna e Violës ka treguar se ajo ishte vajza e dytë në familje dhe duke qenë se donin djalë, e kishin rritur atë njësoj si djemtë, me rroba blu, me më shumë liri dhe madje e kishin qethur tek berberi.

“Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli. Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit.”