Pasi vendosi gjysmëfinalen me Zvicrën ku realizoi një tripletë fantastike, C.Ronaldo i vendos “syrin” edhe finales, kërkon me çdo kusht të fitoj Ligën e Kombeve:“Është gjithnjë nder të rikthehem te Portugalia. Të jesh pjesë e këtij turneu është diçka e veçantë. Shpresoj ta fitoj Ligën e Kombeve. Luajmë në shtëpinë tonë, të gjithë të bashkuar mund të jemi kampionë”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas te sekreti i suksesit të tij:

“Jam 34 vjeç por ndihem shumë mirë fizikisht. Gjëja më e rëndësishme është koka, të jesh i motivuar mendërisht dhe fizikisht. Mendoj se kam ende shumë për të dhënë”, u shpreh CR7. Portugalia luan sot në mbrëmje finalen e Ligës së Kombeve përballë Holandës, një mundësi e shkëlqyer për Ronaldon dhe shokët e tij për të shtuar në CV një tjetër trofe të rëndësishëm me përfaqësuesen pas Kupës së Europës.