Një foshnje e krijuar me ADN-në e tre personave të ndryshëm ka ardhur në jetë në Greqi, sipas një teknike të diskutueshme e përdorur për herë të parë në rastin e infertilitetit, bën të ditur një ekip mjekësor greko-spanjoll i cili ka kryer edhe fertilizimin in vitro.

Kjo metodë u përdor në 2016 në Meksikë për të shmangur mundësinë e transmetimit të një sëmundje që trashëgohet nga nëna tek foshnja.

Këtë herë, bebja një djalë me peshë 2,960 kilogramë lindi të martën nga një nënë greke 32-vjeçare e cila ishte nënshtruar më parë, por pa sukses, disa cikleve të fekondimit in vitro.

Sipas kësaj teknike të fertilizimit in vitro, ekipi greko-spanjoll i drejtuar nga embriologjisti grek Panajotis Psathas përdori një vezë nga nëna, spermën nga babai dhe një vezë tjetër nga një grua donatore. Ajo është zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundje të rënda mitokondriale, të transmetueshme nga nëna tek bebja.

‘’Sot për herë të parë në botë, e drejta e pamohueshme e një gruaje për t’u bërë nënë me materialin e saj gjenetik po bëhet një realitet’’, pohoi i entuziazmuar doktor Psathas, president i IVF-së, në një komunikatë për shtyp.