Të mërkurën në Brukels, socialisti italian David-Maria Sassoli u zgjodh në krye të parlamentin europian, duke përfunduar procesin e shumë diskutuar të bllokut për emërimin e postit më të lartë.

Parlamenti Evropian zgjedh presidentin e ri (Emri)

Në raundin e dytë të votimit sipas legjislaturës së Strasburgut, Sassoli mori 345 vota si shumica absolute e kërkuar nga 667 votues në dispozicion. Konservatorja Jan Zahradil nga Republika Çeke mori 160 vota, ndërsa udhëheqësi i të gjelbërve gjermanë Ska Keller mori 119 dhe kandidati i majtë spanjoll Sira Rego arrit deri në 43 vota.

Parlamenti Europian ka një sërë kompetencash brenda BE-së duke përfshirë ngritjen e saj si pozicion i lart drejtues. Asnjëra prej tyre nuk është më e rëndësishme, sesa të vendosë nëse do të mbështesë ministren gjermane të mbrojtjes Ursula von der Leyen si presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian të BE-së duke zëvendësuar kështu Jean-Claude Juncker.

Të martën, krerët e BE-së gjithashtu caktuan Kryeministrin e Belgjikës Charles Michel për të drejtuar Këshillin Evropian, i cili bashkon të gjithë udhëheqësit e shteteve anëtare. Gjithashtu frencezja, Christine Lagarde u ri emërua sërish si kreu i Bankës Qendrore Evropiane dhe Josep Borrell i Spanjës, shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Të gjithë të lidhur në një marrëveshje kompromisi dhe votuan Sassoli, i cili trazoi balancën politikës së procesit të tërhequr dhe të komplikuar. Sassoli pason kolegun e tij italian Antonio Tajani, një kristian demokrat i cili u largua të mërkurën. Sassoli është 63 vjeç, me profesion gazetar i cili i është përkushtuar politikës dhe është anëtar i Parlamentin Europian që prej vitit 2009.