Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me betimin e deputetëve të rinj. Nga socialistët futen katër emra të rinj në Kuvend që zëvendësojnë të larguarit që kanë vendosur të kandidojë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nga listat e PD-së dhe LSI-së janë betuar 8 emra të rinj.

Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 18 nga PD-ja.

Deputetët që u betuan sot;
Socialistët

Eljo Hysko

Adriana Jaku

Florenc Spaho

Ardit Konomi

Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së

Vasil Sterjovski- LSI

Edmond Stojku – LSI

Suzana Topi- LSI

Halit Valteri -PD

Selami Janishehu-PD

Besnik Troplini-PD

Krenar Rryçi-PD

Kostaq Papa-PD