Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha prej disa kohësh janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët megjithëse janë kapur shpesh mat së bashku, nuk e kanë konfirmuar publikisht lajmin e lidhjes së tyre.

Megjithatë, edhe këtë herë postimet e tyre në Instagram kanë vërtetuar lidhjen e çiftit, të cilët kanë nisur pushimet dimërore së bashku.

Ata kanë publikuar foto në dëborë teksa ndodhen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, Brezovicë. Ndërsa Albi ka publikuar një pamje të natyrës, balerina ka pozuar në dëborë.