Sllovenia është e gatshme ti ofrojë Shqipërisë asistencën e saj me ekspertizë, dije e praktikat më të mira për një turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor. Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Eva Štravs Podlogar, sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë. Bashkëbiseduesit, pasi shkëmbyen mendime dhe vlerësuan hapat e hedhur së fundi për bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ndanë të njëjtin qëndrim se duhet shfrytëzuar momenti për intensifikim të mëtejshëm të kontakteve, shkëmbimeve dhe projekteve konkrete.

Fushë e veçantë e diskutuar ishte ajo e turizmit. Në pjesën e parë të vitit 2019 parashikohen projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, përfshi edhe vizita e pjesëmarrje në panaire.