Nga Kreshnik Spahiu/ Ka një ligj të veçantë për konfliktin e interesit, por ka dhe një parim në Kodin Administrativ, Kodin e Proçedurës Penale, Kodin Civil…..etj

Në çdo proçes penal, civil apo administrativ, burri s’mund të gjykoj gruan, sepse është lidhja familjare e nivelit tw parē.
Burri s’mund të jetë gjyqtar, prokuror, hetues, noter, ….. i bashkwshortes!

Vendimarrja e çdo niveli konsiderohet e njëanshme kur palë në konflikt është një nga bashkwshortët.

Po shoh në internet festën e LSI dhe familjes Meta që brohorasin për bashkwshoritn e Monikës: “O Ilir o hero”….

Dëgjoj dhe komentet e qeverisë që e akuzojnë se është bërë palë me opozitën.

Jo jo, gaboheni të gjithë.

Ilir Meta është organizator i djegies sw mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve së bashku me Berishën.

Dy “gratë” e tyre, Kryemadhi dhe Basha thjesht aktrojnë.

Vetëm Slobodan Milosheviç guxoi të ishte edhe kryetar shteti, por edhe gruaja kryetare opozite Mira Markoviç.

Asnjē rast tjetër në botë nuk do ta gjeni.

Dërgojeni dekretin në çdo gjykatē administrative apo kushtetuese, shqiptare apo ndërkombëtare, dhe të jeni të bindur që Dekreti do shpallet Nul.

Sllobodani shqiptar nuk mund të jetë arbitër i Monika Markoviçit, që është palē në konflikt.

Ka boll idiotw Shqipëria që mund t’i bëjnë edhe këngë “patriotizmit” të Ilir Metës, por mos tw harrojnë në rrefren të fusin vargjet:

“Poshtë Amerika, të dua Monika”

Paska qënë vërtet e shkruar që çdo 4 vjet Ilir Meta të hyjw në histori për gjëmat e tij, nga Thesari, Blloku i Zi dhe deri tek lufta civile për tekat dhe takat e gruas Gojë-Madhe