Edhe pse ndodhet në fund të klasifikimit me vetëm 10 pikë, skuadra e “Kastriotit” të Krujës nuk dorëzohet. Duke filluar nga sot, pritet të afrohen lojtarë të rëndësishëm.

Janë lakuar emra, si Pejiç dhe Arsid Kruja, ndërsa nga dje listës i është shtuar edhe emri i Edison Ndrecës.

Kjo javë pritet të sjellë zhvillime përsa i përket drejtimit të skuadrës dhe anës financiare. Trajneri i ri, Bledar Devolli, do të marrë nga sot zyrtarisht drejtimin e skuadrës me një mision të vështirë, qëndrimin në kategori.

Klubi ende nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare, qoftë për trajnerin apo edhe për afrimet.

Një lajm i mirë vjen edhe nga bashkia e Krujës, e cila, pavarësisht se zotëron vetëm 24 për qind të aksioneve të “Kastriotit”, mësohet se ka kaluar edhe buxhetin për vitin 2019 për dy ekipet e futbollit, Kastriotin dhe Ilirinë. Janë akorduar rreth 100 milionë lekë (të vjetër). Kjo ndihmë vjen në momentin e duhur, pasi Kastrioti po planifikon një merkato cilësore.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here