Fitore e Romës, Interi dhe Napoli barazojnë, ndërsa Juventusi humbet. Raundi i fundit i Ligës së Kampionëve ka sjellë disa surpriza, por ëndrra e italianëve për t’i parë të katërta skuadrat e tyre në fazën tjetër është akoma e mundur. Ka disa skenarë të kualifikimit të skuadrave për në fazën me eliminim direkt. Një skenar që kemi shumë kohë pa e parë, por që përderisa matematika e lejon atëherë duhet diskutuar.

Juventusi – Pavarësisht humbjes së djeshme, kualifikim është vetëm një hap larg. Vetëm një barazim ndaj Valencias ose Jang Bojsave dhe kampionët në fuqi të Italisë kalojnë në fazën tjetër.

Napoli – Duhet patjetër që të fitojnë ndeshjen me Crvena Zvezdën, pastaj çdo gjë varet nga ndeshja Paris Saint Germain  Liverpul. Nëse Liverpuli fiton dhe Napoli bën detyrën me serbët atëherë skuadra e Ançelotit kualifikohet për në fazën tjetër. Nëse Paris Saint Germain fiton, atëherë Napoli duhet të fitojë ndaj Zvezdës dhe të barazojë me Liverpulin.

Interi – Për zikaltërit kualifikim është vetëm një pikë larg. Skuadra e Spaletit mjafton që të barazojë në ndeshjen me Totenhemin në Londër dhe do e shikojë veten në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Roma – Një barazim ndaj Realit të Madridit në shtëpi do të mjaftonte që të kualifikohej. Por nëse fitojnë madrilenët dhe CSKA e Moskës mposht Plzenin atëherëatëherë punët vështirësohen.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here