Gjatë diskutimeve në sallën e Fakultetit të Arkitekturës, kryeministri Edi Rama është pyetur nga një studentët lidhur me hapësirat e këtij fakulteti. Menjëherë pas fjalës së studentit dhe përgjigjies së Ramës salla ka “shpërthyer” në duartrokitje. Ndiqni diskutimet si më poshtë:

Studenti: Ne jemi pa hapësira. Një studenti i takon një hapësirë 2 metra katrorë. Aq na bie për pjesë. Çfarë do bëhet me godinën tonë?

Edi Rama: Po ju e mendoni si unë çështjen e Shqiponjës:

Studenti: Jam dakord me ty për Shqiponjën po ti je dakord me mua për Fakultetin

(Duartrokitje)

Studenti: Duam që në janar të jetë vënë dorë…

Edi Rama: E do që në janar ti ëëë?

Studenti: Po, projektin e bëjmë vetë…

(Duartrokitje)

Edi Rama: Kemi ngritur grupe pune.

Studenti: Cilat janë grupet e punës?

Edi Rama: Kemi grupe që po merren në qeveri me çdo pikë. Drafti s’është i përfunduar. Ndaj thoja eja takohemi eja takohemi…