Skema Kombëtare 2019 mbështet investimet në sektorin e blegtorisë.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Blegtoral, (AZHBR) bën të ditur se, në vitin e ardhshëm mbështet sipërmarrësit rural me 50% të vlerës së investimit për ndërtimin e thertoreve, fabrikave të përpunimit të produkteve blegtorale dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 20 000 000 lekë për subjekt, dhe për rikonstruksion/pajisje në thertoret ekzistuese për plotësimin e standardeve të legjislacionit në fuqi, jo më shumë se 10 000 000 lekë për subjekt.

Gjithashtu me 50 % të vlerës mbështet edhe investimit, për ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 3 000 000 lekë për subjekt.

Ndërsa mbështetje me 50 % të vlerës por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt, për ndërtimin e ambienteve, për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve si dhe makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale .

AZHBR bën të ditur se, mbështetje me 50% të vlerës do të jepet edhe për blerjen e sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe/ose përpunimit, jo më shumë se 1 000 000 lekë për subjekt.

Si dhe mbështetje me 50% të vlerës për përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve të kafshëve, jo më shumë se 4 000 000 lekë për treg.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here