Qeveria britanike tha se po heton rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, në të cilat, ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara kritikon administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur atë të “ngathët” dhe të “paaftë”. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike, i tha agjencisë DPA, se një hetim formal do të fillojë lidhur me këtë nxjerrje të informacioneve të fshehta.

Në dokumentet që datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, ka thënë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci” dhe nuk do të mund të bëhej “më normale në thelb, më pak jofunksionale dhe më e pak e paparashikueshme”.

Ministria e Jashtme britanike nuk e ka kundërshtuar saktësinë e dokumenteve. Duke folur për gazetarët, presidenti Trump, tha se ambasadori Darroch “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”. “Ne nuk jemi admirues të atij njeriu”, tha presidenti.