Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi u shpreh se, “tani në sezonin e verës, janë intensifikuar kontrollet ushqimore pranë zonave turistike” .

Në një intervistë për median, Çuçi tha se, “Do të kemi më shumë zbatim të ligjit edhe forcim të sigurisë ushqimore në tregje. Do të shtohen edhe më shumë inspektimet për të rritur sigurinë ushqimore”.

Sipas tij, kanë nisur inspektime në bazë risku që shqiptarët të jenë sa më të sigurt për sa i përket sigurisë ushqimore.

“Veçanërisht, tani për sezonin, kontrolle do të ketë dhe në zonat turistike” u shpreh ministri.