Moderatorja e programit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu njihet si një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Ajo gjithnjë kujdeset për paraqitjen fizike dhe nuk e ka problem aspak të tregojë sesi duket pa ato filtrat e Instagramit dhe pa pikë makijazhi. Në një selfie të publikuar sot në Instagram, moderatorja ka pozuar siç e ka bërë nëna natyrë.

Xhemi duket sikur i ka zbritur nja 5 vite nga mosha e saj dhe një gjë është e sigurt: duam ta shohim më shpesh kështu! Jo më larg se të dielën, Xhemi guxoi me një veshje mjaft seksi në “Portokalli”, dhe na tregoi rezultatet e palestrës, ku e shohim të shkojë thuajse çdo ditë. Xhemi i ruan linjat dhe është fanse e madhe e stërvitjes dhe palestrës dhe kjo ishte mënyra e duhur për të na e treguar!