Këngëtarja e njohur botërore Rihana, ka folur në një intervistë të rrallë për revistën Interview, për të dashurin e saj, martesën dhe fëmijët.
Ajo foli pak më hapur për lidhjen e saj dy vjeçare me milionerin Hassan Jameel.

Ata janë të dashuruar dhe martesa është një mundësi. Ndër shumë pyetje, ajo u pyet dashuruar dhe me kë. Ajo me shaka u përgjigj “Kërkoje në Google,” duke shtuar pastaj “Sigurisht që jam e dashuruar.”

“A do të martoheni së shpejti” u pyet Rihanna dhe tha “Vetëm Zoti e di vajzë. Ne bëjmë plane e Zoti qesh, apo jo?” Pastaj Rihanna pohoi se dëshiron të bëhet nënë duke thënë “Atë gjë dua më shumë se çdo gjë tjetër në botë.”

Për lidhjen e saj tha se i ndryshoi jetën dhe punën. Ajo filloi të kishte prioritet më shumë jetën personale. “Këto dy vitet e fundit kam kuptuar që duhesh t’i kushtosh kohë më shumë vetes, sepse nga ajo varet shëndeti yt mendor. Nëse nuk je i lumtur, çdo gjë që bën të duket si detyrë. Nuk dua që puna ime të më duket detyrë. Karriera ime është kuptimi i jetës dhe dua që të jetë vendi im i lumtur. Kam hyrë në një lidhje dhe ka shumë kuptim për mua. Ashtu si kujdesem për punën dhe biznesin tim, dua të kujdesem edhe për këtë lidhje. Marr pushim 2 ose 3 ditë. Tash në agjendën tim vë një ‘P’ që do të thotë ditë personale.” tha ajo mes tjerash.