Ata janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe më të komentuar.

Prej kohësh janë bashkë dhe kanë arritur që ta mbajnë mjaft të forcuar dashurinë e tyre.

Bëhet fjalë për çiftin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajn.

Bes Kallaku ka hapur arkivat, duke publikuar kështu foto nga fëmijëria, shkruan meganews.al

Së fundi, ai ka postuar një imazh të tij dhe Xhensilës kur ata ishin fëmijë, e që dukeshin shumë më ndryshe nga tani.

“Pak para se te njiheshim me njeri tjetrin 😂”, ka shkruar Besi mbi foto, duke e etiketuar Xhensilën.

Për ndryshe, fotoja e Besit ishte shkrepur më 1986, ndërsa ajo e Xhensilës më 1993.