Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ka zbuluar së fundmi se ndodhet me pushime në Mykonos.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, disa fotografi e video nga këto pushime luksoze, ku ka mbërritur me helikopter privat.

E pikërisht jeta e saj e shtrenjtë, u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë se nga i vinë gjithë këto të ardhura.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, dikush e ka pyetur: “Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?”. Moderatorja nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje, duke e sqaruar këtë detaj publikisht.
“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, përgjigjet Ilda, e cila ka postuar edhe një foto ku tregon orën e saj “Rolex” në dorë.