I gjithë vendi do të jetë nën pushtetin e shiut ditën e sotme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet e shiut kanë nisur që prej mesnatës dhe do të vijojnë sot gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin e vendit.

Në shumicën e qarqeve reshjet do të vijojnë mesatare, në qarkun shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 19 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.