Bindja Demokratike në një deklaratë për mediat zyrtarizoi listën e emrave prej 25 kandidatësh, si dhe njoftoi për 50 lista të këshilltarëve bashkiakë.

CNA.al ka siguruar dokumentin ku konfirmohet se një tjetër kandidat i është shtuar Bindjes Demokratike. Ai është Robert Brahaj dhe do të kandidojë në bashkinë e Mallakastrës, duke bërë që në këtë bashki të mos ketë vetëm kandidatë për këshilltarë por edhe një kandidat për kryetar.