Rreziqet e shtatzënisë jo domosdoshmërish lidhen me moshën, megjithatë nga studimet e kryera së fundmi, mosha është një faktor që ndikon në më së shumti në këto rreziqe. Nëse i ke kaluar 30-at dhe ende nuk ke bërë asnjë lindje, e mira është t’i mbash parasysh këto rreziqe: Rreziqet më të mëdha që vijnë për shkak të moshës:- Bebe të vegla: Femrat në moshë kanë një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël, gjë që mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjën edhe pas lindjes.

Operacioni Cezarian: Me kalimin e moshës së femrës, rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindjeje, për shkak të rrezikut të një lindjeje normale në atë moshë. Problemet e fertilitetit: Me rritjen e moshës, fertiliteti natyral i saj bie. Ndaj elementi kryesor që duhet të konsiderosh përpara shtatzënisë, është fertiliteti. Çdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.

Diabeti i shtatzënisë: Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatzënisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas lindjes. Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një imakt të drejtpërdrejtë në këtë sëmundje. Priklampsia: Është një gjendje, e cila shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Në disa raste, priklampsia mund të shfaqet edhe në mosha më të reja dhe rrezikon një lindje të parakohshme. Burimi:Kidstime.al