Media daneze “Information” ka udhëtuar drejt Preshevës, aty ku ka regjistruar një dokumentar në lidhje me jetën që komuniteti shqiptar bën në këtë territor të Serbisë. Vuajtjet dhe vështirësitë e të rinjve janë gjërat që shqetësojnë në këtë tokë shqiptare, të cilët dita ditës emigrojnë drejt Evropës për një jetë më të mirë.

Gjithsesi shpresa e preshevarëve është që një ditë qyteti i tyre të bashkohet me Kosovën dhe territor me popullatë serbe t’i kalojë Serbisë, një temë që është ndër më të diskutuarat në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Personazh qendror i këtij reportazhi është 25-vjeçari shqiptar Sadri Aliu dhe disa nga miqtë e tij.