Përmes platfomës “Shqiperiaqeduam.al”, qytetarët po gjejnë gjithnjë e më shumë përgjigje dhe zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri i ankesave të zgjidhura në nivel qendror nga platforma e bashkëqeverisjes është 23572, teksa numri ankesave të regjistruar është 33709.

Në nivel vendor nga 6112 ankesa të regjistruara janë zgjidhur 2806 të tilla. Ndërkohë në seksionin “Jam student, pyetja ime është…” janë regjistruar 1415 përgjigje të kthyera.

Sipas shifrave zyrtare për periudhën 8-11 prill, rezulton se janë dhe 23 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes.

8 nga këto raste i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, 2 raste te Ministria e Arsimit dhe Sportit, 9 rast te Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast te Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe 3 raste në bashkinë e Tiranës.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 95 204, teksa numri i regjistrimeve të reja është 16 499.