Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në ministerialin e “Forumit Ndërkombëtar të Transportit”, që u mbajt në Lejpcig të Gjermanisë, fokusi i së cilës ishte konektiviteti global dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku e vendosi theksin tek heqja e rezervimeve territoriale që do të përbënte një avantazh dhe do të nxiste rritjen e operacioneve ndërkombëtare të transportit, veçanërisht për Shqipërinë pasi pozicioni gjeografik është i ndjeshëm ndaj këtyre kufizimeve.

Rachel Kyte, Drejtore Ekzekutive e Energjisë së Qëndrueshme, vlerësoi Shqipërinë për të pasurit të një ministrie e cila përfshin të dy sektorët, transportin dhe energjinë.