Nuk është hera e parë që mediat në vend transmetojnë lidhjet e Partisë Demokratike me lobet ruse, kjo u vërtetua dhe një herë pasi dora ruse nuk ndalet së promovuari situatat politike në vend, sipas versionit të opozitarëve PD-LSI të cilat ajo vetë i përcjell nëpërmjet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Më poshtë ju sjellim një nga artikujt që media ruse kanë transmetuar duke i dhënë jehonë lëvizjeve politike të Lulzim Bashës dhe trazirave që ai po tenton të sjell në Shqipëri. Mediat ruse madje kanë e kanë përshkruar situatën si “Shqipëria në flakë” dhe me siguri të plotë ata shkruajnë se qeveria punon krah për krah me bosat e drogës.

Rrjeti ndërkombëtar televiziv rus “Russia Today” i ka bërë një pasqyrë të gjerë situatës aktuale politike në Shqipëri. RT ndalet tek sulmi me bojë që deputeti i PD, Edi Paloka bëri ndaj kryeministrit Rama në Parlament. Sipas medias ruse vendi është përfshirë në protesta, të cilat çuan madje deri në njollat e bojës mbi fytyrën e kryeministrit. Televizioni rus ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, për të cilat spikeri tha: “Shqipëria në flakë”, ndërsa përmendi edhe djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, duke shtruar pyetjen: çfarë po ndodh? Gjatë ditës së protestave, gazetari i televizionit rus ka mundur të marrë edhe një intervistë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thotë se qeveria është e kapur nga krimi. Sipas televizionit rus akuzat me të cilat përballen autoritetet shqiptare nuk janë shaka. Gazetari shprehet se shumë njerëz në Shqipëri janë të sigurtë se qeveria punon krah për krah me bosat e drogës. Lexo.al/