Shumë shpejt pritet që Shqipëria të ketë një ligj të posaçëm për rininë që do të garantojë fuqizimin e të drejtave të grupmoshës më vitale të shoqërisë sonë.

E ftuar në studion e ERTV-së, zëvendës ministrja për rininë, Lorena Haxhiu deklaroi se projektligji që pritet të votohet së shpejti në Kuvend, është diskutuar në të 12 qarqet e Shqipërisë dhe hartuesit e draftit janë vetë të rinjtë.

“Përmes këtij ligji, të rinjtë kanë artikuluar krijimin dhe organizimin e qendrave rinore, këshillave lokalë rinorë, rregullimin e sektorëve të organizatave jofitimprurë rinore që veprojnë në të gjithë vendin. Me ligjin e ri ne do të kemi një Organizatë Rinore Kombëtare. Një pikë shumë e rëndësishme e këtij projektligji është edhe parashikimi i financimit të projekteve dhe programeve rinore”, tha Haxhiu.

Sipas zëvëndës ministres, sot e e gjithë vëmendja e qeverisë është tek të rinjtë dhe këtë e provon më së miri Pakti për Universitetin, i cili ndër të tjera ka garantuar një lidhje më të fortë mes botës universitare dhe tregut të punës, përmes programit të praktikave të punës në administratën publike apo platformës punëtëmbarë.al, për rekrutimin e ekselentëve në administratë.