-Shqipëria dhe Bullgaria kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes, janë vende anëtare dhe aleate në NATO si dhe janë prodhues të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha zhvilloi një takim me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.

Ky vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në Aleancë dhe 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë, i cili do të festohet në Tiranë në fund të muajit mars 2019./ ATSH