Edhe pse Shqipëria është një ndër vëndet më të varfëra dhe të prapambetura në Europë, mbreti Zog bënte një jetë luksi, me shpenzime të shfrenuara.

Ai udhëtonte në kryeqytetet më të shtrenjta europiane, bashkë me të shoqen dhe të motrat.

Shumë nga shpenzimet e tij besohet se merreshin përsipër nga “oligarkët” e atëhershëm, bejlerët e ndryshëm të Shqipërisë.