Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të K rimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Pe nale në Shkup të Maqedonisë Veriore, ka parashtruar aktak uzë kundër një personi, për veprën e kryer p enale-tregti me fëmijë, ndërkaq në Këshillin për fëmijë pranë Gjykatës P enale në Shkup është parashtruar propozim për zbatim të sanksionit ndaj fëmijëve në kon flikt me ligjin mbi 16 vjeç për të njëjtën vepër, përcjellë albinfo.ch

Prokuroria sot bëri të ditur se i ak uzuari në prill të këtij viti me qëllim që të martohet ka blerë vik timën 15 vjeçare për 1.600 euro edhe pse e ka ditur moshën e vajzës. Në kumtesë sqarohet se i mituri e ka nxitur të afërmen 15 vjeçare në martesë të dakorduar, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar.

I dyshuari ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur for cën fizike dhe dh unën psikologjike dhe tentim për ab uzim se ksual e ka marrë me vete vajzën e cila ka rezistuar. E dë mtuara ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të përshtatshëm ka ikur dhe është drejtuar për tek prindërit e saj. Prokurori kompetent publik së bashku me aktakuzën në gjykatë ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht paraburgim për të akuzuarin.