Ditën e sotme media e njohur BBC ka transmetuar historinë e habitshme të një shqiptarë që jeton në Francë. Një 60-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka parë rastësisht foton e tij të stampuar në një paketë cigaresh.

Bëhet fjalë për një foto ku në dukje vihej këmba e tij e amputuar dhe ajo ishte përdorur për reklamë antiduhani. Fotoja e shqiptarit ishte marrë pa lejen e tij dhe poshtë saj shkruhej “Pirja e duhanit dëmton arteriet”.

Në të vërtetë 60-vjeçari nuk është përsorues i duhanit dhe këmbën e ka humbur gjatë luftës civile në vitin 1997. Sigurisht që ai e ka denoncuar rastin në polici dhe aktualisht po punohet për zbardhjen e ngjarjes.