Sipas burimeve zyrtare të INSTAT, shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Zvicrës gjatë muajit Mars 2019 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.
Duke e krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje eksportesh të dukshme prej 74 milionë lekësh.

Sidoqoftë nga analiza e tre mujorit të parë të vitit, eksportet me Zvicrën vazhdojnë të mbesin në rënie krahasuar me atë të vitit 2018, me një vlerë prej 507 milionë lekësh.

Edhe për importet vlera e shitjeve të produkteve vendase drejt Zvicrës ka shënuar rritje nga 625 milionë lekë në Mars të 2018 në 803 milionë lekë gjatë marsit të këtij viti, me një diferencë prej 178 milionë lekësh.
Ndërsa në rang tre mujori rritja krahasuar me vitin e kaluar arrin vlerën e rëndësishme të 1 miliard e 334 milionë lekësh.