Dalin detaje të reja nga ngjarja e Adelës nga Berati e cila i dha fund jetës para dy ditësh duke pirë fostoksinë pas mesazheve që merrte në telefon, shantazhuese se do i publikohej një video.

Adela Caci, ishte e lidhur me djalin prej dy vitesh, por në dy muajt e fundit lidhja e tyre kishte pësuar luhatje deri në shantazh e kërcënime nga ana e 16 vjeçarit për përfitime financiare.

Nga grupi hetimor është mësuar se në telefonin e djalit janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese. Në ditët e fundit, djali i kërkonte Adelës që t’i jepte lekë për të mos publikuar videot private.

Në dy muajt e fundit 16-vjeçari me iniciale D. K i ka kërkuar 4 herë shuma nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra, ose në të kundërt videot do tua tregonte edhe shokëve të tjerë të shkollës. Gjithashtu ai i ka kërkuar që të shiste varësen dhe byrzylykun e floririt dhe paratë t’ia jepte atij.

Nga grupi hetimor është mësuar se vajza komunikonte nëpërmjet telefonit të babait, në të cilin janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese.

Sa i përket ngjarjes mamaja e 16 vjeçarit të arrestuar tregon një tjetër version. Ajo konfirmon se adoleshentët kishin 2 vite të lidhur, por kurrsesi djali i saj të ketë shantazhuar vajzën. Ajo tregon më tej, se në ditët e fundit babai i vajzës ka shkuar tre herë në shtëpinë e tyre, për tu siguruar nëse djali i kishte fshirë mesazhet që kishte në telefon, madje duke e kërcënuar edhe me jetë.