Nga Mero Baze

Sqarimi zyrtar I policisë lidhur me kapjen e 3.4 milionë eurove, është një dëshmi zyrtare, se Shërbimi Informativ Shtetëror, ka dekonspiruar aksionin për 3.4 milionë euro, tek Lulzim Basha, duke rrezikuar seriozisht kapjen e autorëve që tani për fat janë identifikuar.

Nëse lexon me vemendje njoftimin shikon se Policia e shtetit është njoftuar nga shërbimet partnere për karrotrecën që do të sillte veturën, por nuk është specfikuar marka e veturës. Pra është thënë thjeshtë një karrotrecë me targa AA120SP, ku do të ishte I ngarkuar një mjetë me pare të padeklaruara.

Ndërkohë Shërbimi Informativ Shtetëror, ka njoftuar policinë të nesërmen nga burimet e tij, se mjeti në të cilin ishin fshehur paret ishte “Toyota” dhe ka dhënë dhe shifrën 1.5 milionë euro, aq sa tha Lulzim Basha po atë ditë në Kuvend.

Kjo është një provë e qartë se aksioni ka tentuar të dekonspirohet dhe është konsumuar deri në fund vepra e dekonspirimit , duke njoftuar publikisht, se po vjen një ngarkesë me euro. Njeriu që është përdorur për ta bërë këtë është Lulzim Basha , I cili ka gjetur rrugën se si ta dekonspiroj aksionin duke shpikur autor Taulant Ballën.

Tani paralelisht me kapjen e autorëve që janë të identifikuar dhe janë nga Peshkopia dhe Tirana, prokuroria duhet të hetoj dekonspirimin e aksionit nga Shërbimi Informativ, tek Lulzim Basha dhe mundësinë që dekonspirimi të jetë bërë për qëllime kriminale për të shpëtuar ngarkesën.

Ky është rasti kur Lulzim Basha duhet të jap shpjegime të qarta ligjore në prokurori, lidhur me faktin pse ai e dekonspiroi aksionin dhe detajet e skenarit që shpiku, për ta dekonspiruar atë.

Provat janë në dritën e diellit. Shifra që ka thënë Basha dhe tipi I makinës gjenden në informocionin që po atë ditë SHISH ka dërguar në polici, cka tregon se SHISH po vazhdon të dërgoj informacine në dy drejtime në zyrat e shetit dhe atë të opozitës.

Kjo është goditje serioze për shtetin shqiptar dhe një arsye përse reforma brenda atij institucioni është urgjente. Ky rast ëshët aq criminal sa ai department që ka raportuar ngjarjen tek Basha duhet shkrirë I gjithi.

Fati që Lulzim Basha është përdorur me shumë shpejtësi për dekonspirimin e aksionit, vetëm 24 orë pas nisjes së ngarkesës, tregon se interesi për rrjedhje informacioni nga zyrat e SHISH, ka qenë I madh dhe urgjent, çka është një rast I mire, për të hetuar dhe lidhjet e tyre me dy personat nga Peshkopia që prisnin ngarkesën me pare.

Më tej akoma duhet të hetohet fakti që përse Lulzim Basha tenton ta çoj ngjarjen në Elbasan duke folur dhe për një bandë droge, edhe pse tashmë ka prova zyrtare dhe emra konkret se kush janë personat që prisnin eurot qe nga derguesit nga Peshkopia deri tek marresi në Tiane. Mund të jetë ndoshta dhe një hall I madh I njerëzve të tij, të cilëve, duke dashur tu vërë vetulla, po u nxjerr sytë.j.j