Sipas raportit të shkurtit të Komisionit Europian, rritja e shpejtë ekonomike në Shqipëri është shoqëruar edhe me rritje të punësimit. Krahasuar me një vit më parë, kur rritja në sektorin jo bujqësor ishte 7.5%, ishte veçanërisht punësimi i të rinjve që u rrit me 26%.

Thënë ndryshe, këto shifra tregojnë se papunësia është ulur nga 17.9% që ishte në vitin 2014, në 12.7% në vitin 2018. Po sipas këtij raporti, indeksi i pagave në sektorin privat është rritur me 15% më shumë Edhe për vitin 2019-2020, pritshmëritë e Komisionit Europian janë që papunësia të vijojë të ulet më tej, në 11 dhe 10.6%.