3179 persona janë punësuar gjatë muajit prill 2019 në të gjithë vendin përmes Zyrave të Punës.

Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për muajin prill 2019, në Berat janë punësuar 138 persona, në Durrës janë punësuar 460 persona, në Fier 293 persona, në Korçë 291 persona.

Po ashtu, gjatë muajit prill në Dibër janë regjistruar 108 të punësuar, në Elbasan 151 të punësuar, në Gjirokastër 106 të punësuar, në Kukës 13 të punësuar, në Lezhë 106 të punësuar, në Shkodër 225 të punësuar, në Tiranë 834 të punësuar dhe në Vlorë 333 të punësuar.