Si një nga prioritetet e qeverisë, punësimi në vend ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditë janë punësuar 313 persona.

Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit kanë numrin më të madh të të punësuarve falë zyrave të punës.

Shifra për periudhën 21-27 dhjetor, të shpërndara sipas qarqeve të vendit;
Në qarkun e Beratit janë punësuar 8 persona, nga këta në Skrapar 6 dhe Kuçovë 2.

Në qarkun e Durrësit 22 persona nga këta në bashkinë Durrës 22, në Krujë 17. Në qarkun e Fierit 45 persona, në bashkinë Fier 10, në Lushnjë 22 dhe në Mallakastër 13.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 20 persona, nga këta në Kolonjë 1, në Korçë 9 dhe në Pogradec 6, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 4, nga këta në Dibër 1 dhe Mat 3.

Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 29 persona, në bashkinë Elbasan 21, Gramsh 1, Peqin 2, në Librazhd 5, në qarkun e Gjirokastrës 22, nga këta në bashkinë Gjirokastër 14, në Përmet 5, në Tepelenë 3.

Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 9, në Has 4 dhe Tropojë 5, në qarkun e Lezhës 26 gjithsej nga këta në Kurbin 14, Lezhë 8, në Mirditë 4. Në qarkun e Shkodrës 28 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 3, në Pukë 4 dhe Shkodër 21.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 50 persona dhe në Vlorë 33 gjithsej, në Sarandë 2 dhe në Vlorë 31.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here