Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka regjistruar një numër të lartë shërbimesh konsullore dhe për legalizime gjatë javës së fundit.

Sipas shifrave të publikuara nga MPEJ, nga data 6 maj deri në datën 12 maj janë regjistruar 2 310 shërbime konsullore online, teksa janë regjistruar 20 150 shërbime nga zyra e Legalizimeve pranë MEPJ.

Gjithashtu, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka prezantuar edhe aplikacionin ‘AMBASADA IME’, një urë më shumë në komunikimin e drejtpërdrejt mes ministrisë dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.