Edhe ditën e sotme moti pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin.

RESHJET

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të territorit. Ato pritet të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate .

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 19 °C

në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin