SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Sali Berisha, zevendesi i tij Ilir Meta dhe ministri i Brendshem, gjate nje seance parlamentare, ku u miratuan pa pranine e opozites dy ministrat e rinj te qeverise, Edmond Haxhinasto si minister i Jashtem dhe Ilri Meta Minister i Ekonomise.

Presidenti (në shkarkim e sipër), Ilir Meta, bashkëshort i Monika Kryemadhit, ka dalë sot në një preononcim për mediat ku ndër të tjera ka lënë të nënkuptohet se kemi të bëjmë me një parlament ilegjitim.

Madje, ai ka shkuar edhe më tej në këtë lojë politikë të opozitës, duke i dërguar një letër kreut të KQZ për listën e deputetëve.

Por, ndërkohë që Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi e konsiderojnë parlamentin (që e lanë më dëshirë) ilgjitim, krejt ndryshe thotë SHBA-BE.

SHBA dhe BE janë shprehur qartë më shumë se një herë se ‘Shqipëria ka një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime të zgjedhur nga shqiptarët’’.

Por, ndërkohë që SHBA-BE mbështesin demokracinë, parlamentin e qeverinë, Meta&co e sulmojnë për interesa të tyre personale dhe frikërat e tyre të kuptueshme.

Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhu e Luli, e dinë fort mirë çfarë thotë SHBA-BE, por mesa duket duan t’i bëjnë karshillëk parnerëve ndërkombëtarë nga frika e reformës në drejtësi, duke tentuar të marrin të paktën  mëshirë prej tyre nga drejtësia që po vjen./F.Muça – Lexo.al