Pas protestës së të shtunës, gazetarët e oborrit personal të Lulzim Bashës e çiftit Meta-Kryemadhi, kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

E akuzojnë për përdorim të gazit në protestë, akt të cilin e quajnë kafshëri.

Quajnë kafshëri përdorimin e gazit, ata që nuk iu duke e tillë, vrasja e 4 protestuesve paqësorë më dhe me duar në xhepa, më 21 janar.

Pikërisht ata që flasin natë e ditë publikisht në mediat e tyre, për përmbysje me dhunë të institucioneve dhe tërheqjen zvarrë të Edi Ramës.

Fakt është, se deri më tani, në të gjitha protestat e organizuara nga opozita, pavarësisht provokimeve, asnjë protestues nuk është rrahur (vetëm disa prej tyre kanë përfunduar në spital për dëmtime të lehta).

Në të gjitha protestat, që për fat transmetohen live nga çdo media, nuk kemi parë një polic që të ngrejë një herë të vetme shkopin kundër protestuesve.

Përkundrazi, e kundërta ka ndodhur!

Edhe pse PD-LSI mbajnë protesta natën me qëllime të mbrapshta, policia është treguar e matur, pavarësisht flakadanëve dhe kapsollave që iu fluturonin mbi kokë.

Po, kanë përdorur gaz, por përveç pasojave momentale, asnjë protestues nuk ka përfunduar në spital prej tij, dhe nuk kanë pasoja afatgjate.

Ky efikasitet i policisë, drejtuar nga Sandër Lleshajt, duket se i ka tërbuar zërat mediatikë të Bashës e Kryemadhit, dhe i janë vërsulur këtij të fundit, a thua se ka vrarë njeri.

Ai që ka vrarë, për turpin e tyre, është në krye të protestuesve.

Dhe do që edhe Lleshaj, ta bëjë një gjë të tillë, me shpresë se pastaj turma do revoltohet dhe do rrëzojnë Ramën.

Vetëm se Lleshaj, nuk ua ka dhënë këtë kënaqësi!(TemA)