Zona turistike e Shëngjinit ka nisur të frekuentohet nga vizitorët. Edhe pse jemi në muajin mars, rritja e temperaturave ka ndikuar në këtë drejtim, duke bërë që plazhi të popullohet gjatë kësaj fundjave. Por dhe pse ende nuk ka nisur sezoni, operatorët turistikë në Shëngjin po e shfrytëzojnë maksimalisht momentin, por janë të bindur se situata politike do të japë ndikim negativ në turizem.

“Me thënë të drejtën, këtë vit ka filluar pak më shpëjt. Vetëm kjo kriza politike ndikon shumë. Cdo pushues që ka ardhur pyet, si zhvillohen ngjarjet politike në Shqipëri, do ketë apo jo rrëmuja. kjo ndoshta mund të ndikojë edhe në rezervimet e pushuesve, si nga kërkesa edhe nga bashkëpunimi me pushtetin vendor”, shprehet një prej operatorëve turistikë.

Në Shëngjin nuk janë vetëm banorët e zonës që po e vizitojnë këtë bregdet, por kosovarët vazhdojnë ta kenë si një orientim kryesor të fundjavës dhe të pushimëve verore. Ata kërkojnë që të merren masa më heret për ti paraprirë sezonit turistik.

Bashkia e Lezhës po monitoron situatën dhe po parashikon të tjera ndërhyrje gjatë kësaj periudhe. Burime nga kjo njësi vendore bëjnë të ditur se do të ketë shtim të punonjësve të shërbimeve në zonat turistike jashtë parashikimeve të bëra, dhe kjo duke iu referuar interesimit në rritje të vizitorëve e turistikëve.