Numri dy i ministrisë amerikane të Drejtësisë, Rod Rosenstein u thërrit sot në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet të largohet nga funksionet e tij, tre ditë pas publikimit të informacioneve sipas të cilave ai ka sugjeruar në vitin 2017 mënjanimin e Donald Trump për paaftësi në funksionin e presidentit, sipas shumë mediave amerikane.

Rod Rosenstein zë një vend thelbësor sepse në Ministrinë e Drejtësisë ai mbikëqyr hetimin e prokurorit special, Robert Mueller mbi ndërhyrjet ruse në fushatën presidenciale të vitit 2016.

“Ai kishte përgënjeshtruar me vendosmëri të premte se kishte përmendur në vitin 2017 gjatë një mbledhje të brendshme mundësinë për largimin e presidentit Donald Trump nga pushteti, duke aktivizuar amendamentin e 25-të të Kushtetutës amerikane”, sipas “New York Times”.