Gjatë një takimi që ishte mbajtur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në gusht të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump u kishte bërë një pyetje të vështirë ndihmësve të tij më të afërt, shkruan Bloomberg

Kur po përfundonte takimi për sanksionet amerikane ndaj shtetit të Amerikës Jugore, Venezuelës, Trump hodhi në tavolinë idenë e çmendur. “Duke qenë që Venezuela është gjithnjë e më shumë kërcënim për sigurinë rajonale, përse ne thjesht nuk e pushtojmë?”

Ideja shtangu zyrtarët e lartë që ishin në takim, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, e këshilltarin e Sigurisë, H.R. McMaster, të cilët tashmë janë larguar nga administrata.

Një zyrtar i lartë që ishte në këtë takim u ka thënë mediave që diskutimi për këtë ide zgjati diku rreth 5 minuta dhe këshilltarët ia shpjeguan mirë Trumpit që pushtimi ushtarak amerikan në Venezuelë do të kishte rezultate të këqija dhe miqësitë në Amerikën Latine do të zhbëheshin, transmeton gazetametro.

Trump e kishte diskutuar edhe shumë herë largimin me forcë të Nicolas Maduros nga pushteti në Venezuelë, por ideja ka mbetur vetëm në kokën e tij.

Nicolas Maduro është president i Venezuelës që nga viti 2013, ndërsa shteti latin po rrëshqet drejt diktaturës.j.j