Një ditë pas protestës së opozitës, zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka përcjellë një mesazh nga Divjaka.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se përtej shfaqjeve të dhunshme ka jetë.

“Sepse ka jete pertej dhunes!Sepse ka pune pertej partise, qellimeve te saj, pushtetit!Sepse ekonomia eshte mbi gjithcka or budalla!Kjo eshte ekonomia e gjelber, e bukur, e njerezve te zakonshem qe e duan token, punen me te, produktet e saj.

Ky eshte viti i trete ne rradhe qe #PunaVlen, #CmimetJaneStabilizuar,
#TeArdhuratPoRriten!“, shkruan Braçe.