Sekretari për marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza bën ironi me kreun e opozitës, i cili njihet për aftësitë e tij matematikore dhe “blofet” politike. “Llogaria e famshme 7 X 7 ka ndryshuar. Ajo nuk del më 42, por ZERO.”- shkruan Peza në lidhje me mos reagimin e qytetarëve ndaj thirrjeve boshe të opozitarëve për të bllokuar akset rrugore.

Postimi i plotë:

Ose 85% e shqiptarëve nuk e dëgjojnë fare PD, ose më 30 Qershor llogaria e famshme 7 X 7 ka ndryshuar. Ajo nuk del më 42, por ZERO.  Kjo sepse, ZERO ka qenë numri i qytetarëve që iu përgjigj sot thirrjes së PD për të “fikur automjetet në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës, minimumi me 150 lekë/ litër”. Drejtuesit e automjeteve e kanë kuptuar se propoganda e PD, ka qenë thjeshtë një “fake news” i radhës! Ndaj dhe e kanë braktisur atë. Meqenëse nuk u ndal asnjë makinë në rrugë për të protestuar, i bie që as drejtuesit e opozitës nuk iu përgjigjën thirrjes së vet. Çfarë dështimi! 🤣🤣🤣