“School me” është platforma dixhitale më e re që ministria arsimit ka filluar të pilotojë në 35 shkolla 9- vjeçare në të gjithë vendin. Ky projekt përfshin nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Mësuese Suzana shprehet se ky projekt synon të zgjeroje mësimnxënien si dhe ta bëjë orën mësimore më tërheqëse për nxënësit. “Është një projekt i cili synon që të perfeksionojë kompetencën dixhitale dhe të risë mësimnxënien tek nxënësit nga mosha 5-15 vjeç. U pranua me mjaft dëshirë ky projekt edhe nga fëmijët, por më tepër edhe nga prindërit”, u shpreh mësuese Suzana.

Platforma dixhitale “School me” është e aksesueshme dhe nga prindërit duke i lënë atyre në çdo kohë mundësinë e informimit mbi ecurinë e fëmijëve të tyre .