Andrien Rabiot sezonin e ri do të veshë fanellën e Juventusit.

Ditën e mërkurë mesfushori francez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhezi ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon

Pas disa ditësh Rabiot do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi ndaj skuadrës së tij aktuale dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë bindur që të bëhet pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.

Juventusi kishte një përballje me Barcelonën e cila ishte e interesuar prej shumë muajsh për lojtarin, por në fund ia doli ta fitojë betejën me skuadrën katalanase.