Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër një rrjeti kompanish, të dyshuara të përfshira në prokurimet për programin bërthamor iranian. Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin tha se rrjeti i shtatë entiteteve dhe pesë individëve të vendosur në Iran, Kinë dhe Belgjikë synonin të ndihmonin Iranin “të merrte materiale të rëndësishme bërthamore dhe të përfitonin nga ambiciet malinje të regjimit”.

Masa nga SHBA është e para që synon programin bërthamor që kur Irani tha këtë muaj se do të rriste nivelet e pasurimit të uraniumit.

Njoftimi rreth pasurimit të uraniumit erdhi pasi Irani po përballet me sanksione ekonomike të SHBA-së, pasi Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi dënimet dhe kufizimet në vend.