Më pak se pesë muaj larg zgjedhjeve europiane, ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini bëri sot thirrje për një Europë të re gjatë një udhëtimi në kryeqytetin e Polonisë.

“Europa që do të dalë nga zgjedhjet e muajit maj duhet të lëvizë me një ritëm ndryshe dhe të shkojë në një tjetër drejtim nga Europa e sotme e drejtuar nga burokratët”, tha Salvini.

Ministri italian, që i përket partisë së ekstremit të djathtë “Liga”, tha se “kërkon të promovojë një Europë më të sigurt dhe më pak burokratike bashkë me Poloninë”.

“Dy vendet duhet të veprojnë se një kundërpeshë ndaj aksit Franko-Gjerman që ka dominuar Europën për vite”, tha ai.